Rozë

Bashkëshortja e futbollistit të njohur “tremb” italianët: Kemi parë UFO, na u afrua

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 08 June 2021

Të gjithë habiten kur dëgjojnë njerëz të ndryshëm teksa tregojnë se kanë se kanë parë UFO, pasi u duket mjaft e çuditshme një gjë e tillë. Madje listës së njerëzve që pretendojnë se kanë parë UFO u është shtuar edhe mbrojtësi i Romës, Chris Smalling dhe bashkëshortja e tij.

Ka qenë kjo e fundit ajo që ka rrëfyer këtë detaj. Gjatë një interviste për mediat italianen, Sam Cooke është shprehur se bashkë me Chris Smalling kanë parë një UFO, që ka fluturuar pranë tyre dhe më pas është larguar.

“Chris dhe unë pamë një UFO natën e kaluar. Ai erdhi dhe fluturoi para nesh, pastaj ndaloi dhe u kthye sërish në qiell, ku qëndroi për rreth një orë. Ne nuk kishim marrë kërpudha halucinogjene. Ishte shumë e vogël për t’u filmuar ndërsa qëndronte pa lëvizur në qiell, edhe pse Chris mund ta shihte duke u rrotulluar me drita që ndiznin rreth e rrotull”, ka treguar ajo.

-Advertisement-

Sam ka shytuar se mund ta kishin kapur në kamera kur ai po fluturonte drejt tyre, por të dy ishin shumë të shtangur për të nxjerrë celularët.

“Ajo dukej e madhe. Nuk dukej si një nga UFO-të klasike. Ishte krejt e heshtur. A ka parë dikush diçka të tillë? Eshtë e vështirë të shpjegohet se si është bërë sepse ishte maskuar mirë, dukej se përbëhej nga dy drejtkëndësha 3D të veçantë, të cilët rrotulloheshin rreth njëri-tjetrit me drita të zbehta rreth skajeve”, u shpreh bashkëshortja e Chris Smalling.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera