Lajme

Bashkëluftëtari ia uron ditëlindjen Salih Mustafës – Calit

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 01 January 2023

Bashkëluftëtari i Salih Mustafës – Calit, Fadil Fazliu ia ka uruar ditëlindjen e 51 shokut të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Fazliu ka kujtuar momentet më atë që, siç e quajti ai, shokë të shtrenjtë.

Veç kësaj, uroi për rikthim sa më të shpejtë të ish-komandantit të UÇK-së pranë gjirit familjar.

-Advertisement-

“Urime ditëlindjen Salih Mustafa-Cali, shoku im i shtrenjtë. Të uroj edhe shumë vite të tjera të lumtura e sa më shpejtë të kemi në mesin e familjes dhe shoqërisë. Gëzuar 2023”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera