Sport

Barcelona vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 04 November 2020

Barcelona e ka arritur edhe fitoren e tretë rresht në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blaugranët’ e kanë mposhtur në ‘Camp Nou’ Dynamo Kyivin me rezultat 2-1.

Ishte Lionel Messi ai i cili në minutën e katërt të takimit e fitoi një penallti, e të cilën një minutë me vonë e konkretizoi në gol.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 1-0 për Barçën, ndërsa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.

‘Katalunasit’ e dyfishuan epërsinë në minutën 65’ me golin e realizuar nga Gerard Pique.

Mbrojtësi spanjoll shënoi me kokë për rezultatin 2-0.

Dynamo Kyivi arrit që ta ngushtonte rezultatin në minutën e 75’, falë golit të realizuar nga mesfushori ukrainas Viktor Tsygankov.

Deri në fund të dy skuadrat patën raste të mira për gol, por pa arritur të shënojnë.

Pas kësaj fitoreje Barcelona kryeson Grupin G me 9-të pikë, ndërsa Dynamo Kyivi mbetet i treti më një pikë të arkëtuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera