Sport

Barcelona mposhtë Athletico Bilbaon dhe ia rrëmben pozitën e dytë Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 31 January 2021

Barcelona ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Athletico Bilbaos në kampionatin elitar spanjoll, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit kanë triumfuar me rezultat 2-1, në sfidën e vlefshëm për javën e 21-të në La Liga.

Golat për ‘blaugranët’ i shënuan Lionel Messi në minutën e 20’ dhe Antoine Griezmann në minutën e 75’.

-Advertisement-

Kurse, golin e vetëm për mysafirët e realizoi mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, gabimisht në portën e tij.

Pas kësaj fitoreje Barcelona ka shkuar në kuotën e 40 pikëve dhe ia ka rrëmbyer pozitën e dytë Real Madridit, që tani renditet i treti po ashtu me 40 pikë, ndërsa Athletico Bilbao pozicionohet i 11-ti me 24 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera