Barcelona e përmbyll me stil fushatën parasezonale

Autori: Gazeta inFokus
23:03 | 07 August 2022
Barcelona e ka mposhtur me rezultat 6-0 Pumas në ndeshjen për trofeun Gamper, duke treguar së është më shumë së gati për të filluar sezonin në La Ligë. Lewandowski (3), Pedri (5, 19), Dembele (10), Aubameyang (49) dhe De Jong (84) ishin golashënuesit për Barcelonën në këtë ndeshje. Kjo mund të ndodh nëse Barcelonës ia lejon La Liga regjistrimin e lojtarëve të blerë
Barcelona e ka përfunduar në stil ndeshjet parasezonale duke e mposhtur në Camp Nou skuadrën e Pumas me rezultat 6-0. Lewandowski gjeti golin e parë në fanellën e Barcelonës këtë ndeshje duke paralajmëruar se një sezon i nxehtë na pret në La Liga.
Qysh në fillim të kësaj ndeshje pamë që Barcelona do të jetë në superformë dhe filloi që në minutën e tretë goleadën kundër Pumas.
Pedri asistoi për Lewandowskin i cili pasi bëri një kalim arriti që të shënonte një gol të bukur nga këndi i vdekur për Barçën.
Dy minuta më vonë polaku do t’ia kthente Pedrit asistimin, i cili e shënoi golin e dytë në këtë ndeshje.
Brenda 10 minuta Barcelona do të arrinte që ta trefishonte epërsinë.
Kësaj radhe blerja e re e Barcelonës, Raphinha bëri një super pasim për Dembele i cili shënoi një gol të bukur me të djathtën e tij.
Barcelona nuk do të kënaqej me kaq në pjesën e parë.
Kjo pasi që Lewandowski përsëri do të bënte një asistim për Pedrin i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për Barcelonën.
Në pjesën e dytë Barcelona ishte me e qetë.
Qarkullonte topin me qetësi dhe vazhdimisht në çdo aksion ishin të qartë para portës së mysafirëve.
Aubameyang do ta shënonte kështu golin e pestë në minutën e 49 për Barcelonën, duke treguar kështu se do të kemi gola edhe në pjesën e dytë.
Por, gola nuk pati deri në minutën e 84-të ku shënoi de Jong për ta përmbyllur kështu një cikël të mirë të ndeshjeve parasezonale.
Kështu Barcelona e fiton trofeun e saj të famshëm Joan Gamper edhe këtë sezon.
Kujtojmë së Barcelona e fillon aventurën kundër Raya Vellecanos pas një jave, derisa ende nuk dihet se a do të arrijë ajo që të regjistrojë blerjet e reja, përfshirë Lewandowskin, si lojtarë të tyre, për shkak të problemeve financiare që ata kanë.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Me darkën joformale të ministrave të Jashtëm pjesëmarrës në Këshillin Ministr...
-
Edhe sot vazhdon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup
Edhe sot do të vazhdojë Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri ...
-
Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin K...
-
PSD do të mbajë sot konferencë lidhur me arrestimet
Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin ...
-
Ditë e rëndë, në 24 orët e fundit dy vrasje në Kosovë
E mërkura në Kosovë ishte ditë e rëndë, ku brenda 24 orëve ndodhën dy vrasje....
-
Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së
Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga minist...
-
Mot sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Kuvendi so do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën
Kuvendi i Kosovës sot mban debat parlamentar në lidhje me raportin e Komision...
-
Behgjet Pacolli: Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave ...
-
Flasin nga policia për vrasjen tjetër në Prishtinë, 52 vjeaçin që u therr me thikë
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një pe...
-
Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Buj...
-
Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij
Pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vi...