Lajme

Baraliu thirrje liderëve: Mos shkaktoni tensione gjatë fushatës

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 03 February 2021

Fushata 10 ditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ka filluar zyrtarisht të mërkurën, shkruan Gazeta inFokus.

Së bashku me fushatën kanë nisur edhe tensionet mes partive politike.

Ndaj kësaj ka reaguar analisti politik, Mazllum Baraliu.

-Advertisement-

Ai për Gazetën inFokus, ka thënë se fushata nuk duhet të përcillet me tensione.

“Nuk është dashur të ketë tensione përkundër  interesave politike dhe dëshirën për fitore. Është një opinion publik i krijuar, janë edhe trendi i sondazheve dhe sinjaleve paraprake që do të ketë një rend të caktuar të partive, gjasat për një renditje për fitimin e mandateve në Kuvend. Nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë tensione mes partive dhe liderëve”, ka thënë ai.

Baraliu, shtoi se fushata është koha kur partitë duhet të flasin për programet dhe punën e tyre, e jo për të tjerët.

“Është koha që secili subjekt të kuptojë fuqinë e vet politike dhe vullnetin e qytetareve. Duhet të presë atë me dinjitet dhe të pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Të flasin për programet e tyre premtimet e tyre reale dhe jo për të tjerët t’i kritikojnë dhe të përdorin fjalor jo korrekt për partitë e tjera. Duhet të shohin secili punën  e tyre”, ka shtuar Baraliu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera