Sport

Ballkani në krizë të madhe financiare, ja që sa muaj nuk janë paguar futbollistët

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 31 January 2021

Ballkani ka kryer dy faza përgatitore, një në Durrës të Shqipërisë dhe një tjetër në Antalya.

E për përgatitjet jashtë vendit, klubi suharekas është detyruar t’i kërkojë ndihmë Komunës së Suharekës.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) kemi raportuar që kuvendi komunal i ka ndarë Ballkanit 88 mijë euro për fazën përgatitore, ku ka pasur reagime të ashpra nga opozita në Suharekë.

-Advertisement-

Gazeta Olle ka mësuar se Ballkani është duke kaluar nëpër një krizë financiare në muajt e fundit.

Burime brenda klubit suharekas i kanë thënë Olles se futbollistët nuk janë paguar për muajin nëntor dhe dhjetor, ndërsa mbesin në shpresë se këto pagesa do t’i marrin me 1 shkurt duke përfshirë edhe pagën e janarit.

Ndihma që i ka dhënë Komuna e Suharekës ka qenë shumë e mirëseardhur për Ballkanin, pasi nëse nuk do t’i kishte ndarë fondet kuvendi komunal atëherë klubi kish rrezikuar mos të kryej fazë përgatitore jashtë vendit.

Gjithsesi kriza financiare e Ballkanit nuk është diçka për tu çuditur pasi edhe klubet më të mëdha evropiane janë në krizë dhe nuk po i paguajnë futbollistët me rregull.

Vetëm disa ditë më parë mediat italiane kanë njoftuar se i vetmi klub nga Serie A që ka paguar me rregull futbollistët është Napoli.

Edhe klubet tjera të mëdha si Juventus, Inter, Roma apo Milan i kanë disa muaj paga borxh futbollistëve të tyre.

Kriza ka kapur edhe klubet tjera evropiane si në Angli, Spanjë, Gjermani, Francë, Turqi e vende tjera evropiane.

Krejt kjo gjendje e rëndë financiare si te Ballkani ashtu edhe te klubet tjera në Kosovë dhe Evropë ka ardhur shkaku i pandemisë Covid-19, gjë që ka paralizuar shumë biznese. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera