Bakhmut mund të bjerë brenda disa ditësh, thotë Stoltenberg
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 08 March 2023
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se qyteti ukrainas Bakhmut mund të bjerë në duart e Rusisë në ditët në vijim.
“Ajo që ne shohim është se Rusia po çon më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata përpiqen të plotësojnë në sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim”.
Ai po fliste pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, që mbështet Ukrainën, këmbënguli se “është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kjo nuk pasqyron domosdoshmërish ndonjë pikë kthese të luftës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Kjo thjesht thekson se ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën”, tha ai.
Statusi aktual i Bakhmutit është shumë i diskutueshëm. Grupi mercenar rus Wagner pretendoi të mërkurën se kishte pushtuar pjesën lindore të qytetit.
Njoftimi erdhi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se rënia e Bakhmutit do t’i jepte Moskës një “rrugë të hapur” për shkeljet më thellë në Ukrainë.
Luftimet intensive rreth Bakhmutit kanë qenë më të gjatat dhe më të përgjakshmet në pushtimin më shumë se njëvjeçar të Rusisë, i cili ka shkatërruar zona të Ukrainës dhe ka zhvendosur miliona njerëz.
Të tjera
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...