Fokus

Bajrami kritikon LVV-në pas raportimit të Infokusit për shitjen e 54 pronave nga AKP-ja: “Jemi edhe të varfër, edhe të vjedhur”

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 21 Tetor 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimit të Infokusit për shitjen e 54 pronave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes negociimit direkt gjatë vitit 2025, shkruan Gazeta Infokus.

Bajrami ka kritikuar LVV-në për mospërmbushje të premtimeve të dhëna para ardhjes në pushtet.

Ajo gjithashtu ka rikujtuar qëndrimet e mëhershme të LVV-së për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe deklaratën “Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur”.

-Advertisement-

Sipas saj, pas gjashtë vjetësh të LVV-së në pushtet, qytetarët e Kosovës po përballen si me varfëri, ashtu edhe me atë që ajo e cilëson si vjedhje.

Bajrami ka lidhur gjendjen ekonomike me largimin e qytetarëve nga vendi, duke pretenduar se rreth 45 mijë qytetarë emigrojnë çdo vit.

Në fund të reagimit të saj, deputetja e LDK-së ka kërkuar përgjegjësi për situatën, duke vënë në pikëpyetje përmbushjen e premtimeve të dhëna nga LVV-ja gjatë ardhjes në pushtet.

EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy