Lajme

Avokati Thaçit: Prokuroria ka përkthyer gabimisht provat

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 04 April 2023

Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç ka thënë se ZPS-ja i ka përkthyer gabimisht provat për të konfirmuar aktakuzën ndaj Thaçit. Tutje, Mesiq tutje ka thënë se Thaçi nuk ka bërë politika të UÇK-së por vetëm përfaqësonte qëndrimet politik.

“ZPS i ka përkthyer gabimisht provat për të konfirmuar aktakuzën, pra Hashim Thaçi nuk ka bërë politikat e UÇK por përfaqësonte qëndrimet politike të UÇK-së. Pesë muaj pas këtij korrigjimi të përkthimi prokuroria vijonte ta paraqiste këtë provë. Persë ZPS-ja vijon të mbështetet në këtë keq përkthim mbetet ende enigmë.

-Advertisement-

Misetiç mes tjerash tha se pavarësia e Kosovës ishte qëllimi përfundimtar i Thaçit.

“Hashim Thaçi nuk pati kurrë një pushtet ligjor ekzekutiv si ashtuquajtur kryeministër i përkohshëm i Kosovës, sepse kjo Qeveri nuk ekzistoi siç u parashikua në Rambuje, ai nuk pati kurrë autoritet mbi UÇK-në. Ai bëri ç’mos ta promovonte veten si një person i pushtetshëm por realiteti nuk ishte real, sepse UNMIK-u ishe ai që kishte të drejtën për të qeverisur Kosovën. Ishte në interesin e Hashim Thaçit për di dëshmuar UNMIK-ut se ishte një partnerë besueshëm. Ai vijo që të kishte nevojë për mbështetjen e ndërkombëtarëve e sidomos të SHBA-ve. Pavarësia e Kosovës ishte qëllimi përfundimtar”.

Duhet përkujtuar që sot po vazhdon seanca gjyqësore e nisur dje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai u shpreh se Thaçi bënte thirrje për përfundimin e dhunës dhe Kosova të ishte një shtet me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

Mbrojtja ka shfaqur edhe një video të Thaçit në qershor të vitit 1999 ku thoshte se lufta nuk ishte ishte zhvilluar për spastrim por që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.

NDIQENI LIVE KËTU

Pas përfundimit të fjalëve hyrëse të dy mbrojtësve të tij, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç, edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të marrë fjalën dhe ta japë qëndrimin e tij lidhu me akuzat e Prokurorisë në nisje të procesit gjyqësorë ndaj tij, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit si dhe Rexhep Selimit.

Të njëjtit janë duke u akuzuar kinse për krime lufte të kryera në Kosovë.

Seanca po vazhdon me deklaratat hyrëse të ekipit mbrojtës teksa gjatë ditës së djeshme nisi dita e parë e procesit gjyqësor.

Gjatë seancës së djeshme, Thaçi dhe të tjerët janë deklaruar publikisht të pafajshëm në lidhje me aktakuzat për të cilat po ngarkohen në kuadër të Speciales në Hagë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera