Avokati i Albulena Haxhiut ia huq, Gjykata nuk ia pranon as padinë
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 11 August 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati autorizuar për avokat Nasuf Hasanin, që të ngrejë padi ndaj avokatit Besnik Berisha, pasi e quajti prokurorin e rastit “Brezovica”, Rasim Malokun “këlysh të pushtetit” dhe tha se u arrestua me urdhër të ministres Haxhiu.
Avokati Hasani, i cili është edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës në degën e Prishtinës, përpara disa javësh u gjobit për shkelje të etikës nga ky institucion.
Ai nuk ishte pajtuar me vendimin e OAK. Kishte ushtruar padi për të filluar konflikt administrativ me Odën.
Por, sipas vendimit që e ka siguruar del që padia është e huqur- pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë si krejt të palejuar.
“HUDHET poshtë si e palejuar padia dhe propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve, e paditësit NasufHasani nga Prishtina…, kundër të paditurës Oda e Avokatëve të Kosovës me adresë në Rr.”Bedri Pejani”, nr.31, Prishtinë, nën shenjën A.nr. 1346/22 e datës 21.07.2023”, thuhet në vendim.
Gjykata ka nxjerr edhe arsyetimin, se pse kjo padi është e palejuar.
“Paditësi Nasuf Hasani nga Prishtina, me datë 21.07.2023, ka parashtruar padi dhe propozim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve në këtë Gjykatë me të cilën ka kërkuar anulimin dhe shtyrjen e ekzekutimin e vendimeve te Komisionit për Ankesa i Odës së Avokatëve të Kosovës me nr. V.KD.nr.18-9/22 i datës 12.04.2023 dhe vendimi me numër V.KA.N.18-4/22 i datës 02.06.2023, për shkak të shqiptimit të gjobës.
E paditura/kundërpropozuesja Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes përfaqësuesit të autorizuar, me përgjigjen e datës 04.08.2023 e ka kundërshtuar në tërësi padinë dhe propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të goditura me padi duke i propozuar gjykatës që padinë ta refuzoj si të pabazuar apo që të njëjtën ta hudhë poshtë si të palejuar.
Për të vlerësuar lejueshmërinë e paraqitjes së padisë, gjykata iu referua Ligjit për Konfliktet Administrative, përkatësisht nenit 9, nenit 15, paragrafit 1 dhe nenit 34, paragrafit 1 në të cilën përcaktohet si në vijim: “Gjykata në konfliktin administrativ vendos për ligjpublike, vendosin për të drejtat, detyrimet dhe interesat juridike të personave fizikë dhe juridikë në çështjet administrative”, thuhet në arsyetim.
Haxhiu angazhon avokat që ta padis Besnik Berishën
Sipas Gjykatës, bazuar në nenin 15 1. konflikti administrativ nuk mund të zhvillohet: 1.2. kundër akteve të nxjerra në çështjet rreth të cilave, sipas dispozitës së ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ; Neni 34 1. Gjykata e hedh poshtë padinë me vendim, nëse konstaton se 1.5. është fjala për çështjen për të cilën sipas dispozitës shprehimore të ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ”.
“Më tutje, gjykata iu referua edhe Ligjit me nr.04/L-193 për Avokatinë përkatësisht nenit 55 i cili përcakton se “Apelimi në gjykatën kompetente Kundër vendimit të shkallës së dytë përkatësisht përfundimtar, me të cilin është shqiptuar masa disiplinore-humbja e të drejtës për ushtrimin e avokatisë prej gjashtë (6) muajsh deri në pesë (5) vjet, humbjes së të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej pesë (5) vjet gjer në dhjetë (10) vjet apo të humbjes së përhershme të së drejtës për ushtrim të avokatisë apo shlyerje nga regjistri i praktikantëve prej gjashtë (6) muajsh gjer në tre (3) vjet, si dhe shlyerja e përhershme nga regjistri i praktikantëve, mund të hapet konflikti administrativ në gjykatën kompetente”. Në këtë drejtim, duke marrë parasysh që ndaj paditësit është shqiptuar masa disiplinore e gjobës, dhe jo ndonjëra nga masat disiplinore të përcaktuara me nenin 55 të Ligjit me nr.04/L-193 për Avokatinë, gjykata konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për fillimin e konfliktit administrativ dhe për goditjen e aktit administrativ të kundërshtuar me padi”, thuhet në arsyetim.
Avokati i zgjedhur nga ministrja Haxhiu që ta luftojë Besnik Berishën u dënua përpara dy javësh për këtë skandal që bëri në transmetim direkt
Ndryshe, Në vendimin e lëshuar nga OAK-u, thuhet se avokati Hasani u dënua me 2 mijë euro gjobë për shkeljen e rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë. Sipas vendimit, në një mbledhje që po mbahej dhe po transmetohej drejtpërdrejt në ‘Facebook’ në faqe zyrtare të OAK-ut, iu drejtua kryetarit të këtij institucioni, Behar Ejupit, duke i thënë se “ke rrejt, edhe fort bile”.
Në vendimin e lëshuar nga OAK-u, thuhet se avokati Hasani u dënua me 2 mijë euro gjobë për shkeljen e rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë. Sipas vendimit, në një mbledhje që po mbahej dhe po transmetohej drejtpërdrejt në ‘Facebook’ në faqe zyrtare të OAK-ut, iu drejtua kryetarit të këtij institucioni, Behar Ejupit, duke i thënë se “ke rrejt, edhe fort bile”.
Kryetari i avokatëve të Prishtinës e quan Oden e tyre ‘organizatë krimin*le’ një ditë pasi takoi Ministren Haxhiu
“Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës ( më tutje: OAK) me vendimin V.KD.r.18-9/2022 i dates 12.04.2023, ka shpallur përgiegjës te paraqiturin avokatin NasufHasani me seli të zyrës në Prishtine, për shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga neni 119 te Statutit te OAK-së, lidhur me nenet 6,8,32 dhe 36 pika c te Kodit te Etikes Profesionale te Avokatisë( me tutje:KEPA) , sepse me daten 16.11.2022 ne mbledhjen e Keshillit Drejtues te OAK-se , e cila po transmetohej drejtëperdrejtë në rrejetin social Facebook, ne profilin zyrtar te OAK-se, i dreitohet Kryetarit të OAK-së me fjalët: ” ke rrejt, ke rrejtën, o ke rrejt, ke rrejt edhe fort bile””, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, me këto veprime Hasani ka dëmtuar autoritetin, imazhin e prestigjin e avokatisë.
Hasani në mes të korrikut pati njoftuar përmes ‘Facebook’-ut, se është angazhuar nga Albulena Haxhiu, për të paditur Besnik Berishën për shkak të deklaratës së tij se ministrja Haxhiu e ka urdhëruar Prokurorin Maloku që ta arrestojë avokatin.
“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen. Nga sa u njoftuam përmes mediave, z. Berisha paska thirrur nesër një Konferencë, ku e shfrytëzoj rastin ta ftoj të njëjtin që t’i prezantojë provat që dëshmojnë deklaratën e tij të mbrëmshme se Ministrja Haxhiu e paska urdhëruar Prokurorin Rasim Maloku që ta arrestojë të njëjtin”, deklaroi avokati i ministres Haxhiu.
Në fillim të korrikut, ministrja Haxhiu pati takuar avokatin Hasani me disa kolegë të tjerë. Hasanin e kishte ulur në kolltukun më të afërt. Një ditë pas këtij takimi, i njëjti u deklarua se Oda e Avokatëve të Kosovës është “organizatë kriminale”.
Oda e Avokatëve të Kosovës, për momentin, nuk dallon asgjë prej një organizate kriminale, prandaj ekzistojnë këto dukuri!”, shkroi ai në një koment në ‘Facebook’.
Komenti i tij ishte si përgjigje për një komentues po ashtu ne një shkrim të tij të publikuar në profilin e tij e ku merrej me kolegun e tij, Besnik Berisha, avokat.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...