Lajme

Autoritetet ukrainase tregojnë sa është numri i civilëve të vrarë në Kharkiv në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 07 March 2022

Shërbimi i Urgjencës së Ukrainës të hënën në një deklaratë kanë thënë se të paktën tetë persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Shërbimi i Emergjencës tha se një shpërthim me bombë ndodhi rreth orës 19:15. Ora lokale të dielën (12:15 pm ET) “rrënuan plotësisht ose pjesërisht” ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte.

Gjithashtu ka pasur zjarre në shkallë të gjerë në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit, tha Shërbimi i Emergjencave.

-Advertisement-

Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve. Autoritetet janë ende duke mbledhur informacione për viktima të tjera të mundshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera