Lajme

Austria nuk do të trajnojë trupat ukrainase në tanket Leopard 2

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 14 February 2023

Austria ka deklaruar se nuk do të trajnojë trupat ukrainase në tanket e betejës Leopard 2.

Sipas një raporti, vendi neutral, nuk do merret me trajnimin e trupave të Ukrainës. Ministrja e Mbrojtjes Klaudia Tanner tha se ishte një vendim sovran i çdo shteti për të mbështetur Ukrainën brenda kuadrit të ligjeve të tij.

Më parë trupat ukrainase kishin filluar tashmë stërvitjen mbi tanket Leopard të prodhimit gjerman në Poloni këtë javë.

-Advertisement-

Kancelarit gjerman Olaf Scholz iu deshën javë të tëra për të diskutuar nëse do të dërgonte tanke Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se u përball me presionin ndërkombëtar për të miratuar përdorimin e tyre.

Vendet e tjera që ishin të gatshme të siguronin tanke të modelit Leopard, si Polonia, duhej të prisnin miratimin e Berlinit pasi ato furnizoheshin me një licencë gjermane.

Megjithatë, muajin e kaluar Gjermania premtoi të dorëzojë 14 tanke në Ukrainë deri në fund të marsit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera