Australian Open’ ndalon flamurin e Rusisë nga turneu pas një incidenti në fushë

Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 17 January 2023
Flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë janë ndaluar nga turneu i tenisit Australian Open pas një incidenti në fushë.
Spektatorët fillimisht u lejuan të sillnin flamujt në Melbourne Park me kusht që të mos shkaktonin “përçarje”.
Por organizatorët e ndryshuan këtë vendim të martën, pasi tifozët shfaqën një flamur rus gjatë një ndeshjeje midis Kateryna Baindl të Ukrainës dhe ruses Kamilla Rakhimova.
Tifozët ukrainas pretenduan se mbështetësit rusë po “tallnin” Baindl.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me lojtarët dhe tifozët tanë për të siguruar ambientin më të mirë të mundshëm për të shijuar tenisin”, tha Tennis Australia në një deklaratë.
Ambasadori i Ukrainës në Australi dhe Zelandën e Re i kishte bërë thirrje më herët Tenis Australia të marrë masa.
Atletët rusë dhe bjellorusë nuk kanë qenë në gjendje të luajnë nën flamujt e vendeve të tyre në disa sporte, përfshirë tenisin, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
“Pushtimi rus i Ukrainës është i neveritshëm,” tha kryeministrja në detyrë Jancinta Allan. “Ai shkel detyrimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Është mundësuar dhe mbështetur nga Bjellorusia. Kjo dërgon një mesazh shumë, shumë të qartë se të drejtat e njeriut janë të rëndësishme, qoftë në sport, apo më gjerë në komunitetin tonë.”
Ndalimi vjen pasi tenistja ukrainase Marta Kostyuk tha se nuk do të shtrëngonte duart me kundërshtarët nga Rusia dhe Bjellorusia, të cilët ajo beson se nuk kanë bërë sa duhet për të dënuar pushtimin.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...