Uncategorized

AUKUS ka rrezik të shkaktojë përhapjen e armëve bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 25 November 2021

Agjencia franceze e lajmeve AFP njoftoi se ministri i Mbrojtjes i Australisë Peter Dutton nënshkroi njëmarrëveshje me diplomatë britanikë e amerikanë. Sipas marrëveshjes, tre vendet do të shkëmbejnëme njëri-tjetrin informacione lidhur me energjinë bërthamore të Forcave Detare. Sipas marrëveshjes së marrëdhënieve të partneritetit të sigurisë 3-palëshe ShBA-Britani-Australi (AUKUS) të nënshkruar në shtator të këtij viti, Australia do të marrë tetë nëndetëse me energji bërthamore më të përparuara.

Instituti Ndërkombëtar i Paqes i Stokholmit të Suedisë u shpreh se projekti AUKUS ka rrezik të ngjallë garën rajonale tëarmatimit. Ndër vendet e Azisë Juglindore, ky shqetësim është më i fortë. Ministri i Mbrojtjes i Indonezisë Prabowo Subianto u shpreh: “Qëndrimi ynë është që në AzinëJuglindore duhet të ruhet parimi ‘Jo armëbërthamore’. Ne shqetësohemi se ky veprim (krijimi i AUKUS-it) do të ngjallë garën e armatimeve dhe më shumë vende do të kërkojnënëndetëse bërthamore.” Ministri i Mbrojtjes i Malajzisë Hishamuddin Hussein theksoi: “Askush nuk dëshiron të zhvillojë një përballje totale në këto ujëra dhe askush mund të mbajë pasojat përkatëse.”

Ekspertë të kontrollit të armëve vunë nëdukje se ndihma e ShBA-së dhe e Britanisë ndaj Australisë në ndërtimin e nëndetëseve bërthamore ka rrezik të shkaktojë përhapjen e materialeve e teknologjive bërthamore, duke goditur sistemin e mospërhapjes bërthamore globale

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera