Ekonomi

ATK shënon 18 vjetorin e themelimit

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 17 January 2018

Administratat Tatimore e Kosovës ka shënuar sot 18 vjetorin e themelimit të saj, në këtë ngjarje pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili gjatë fjalimit të tij tha se taksapaguesi është njeri i Kosovës, dhe kur ai kryen obligimet duhet ta ruaj ndjenjën e mirë ndaj Kosovës. Është detyrë e jona ta bëjmë taksapaguesin të ndihet mirë që po kryen obligim ndaj vendit. Ne mbledhim tatimet ndaj tatimpaguesve, por mbledhim për qëllime madhore, por ne te njëjtën kohe ne jemi përgjegjës të krijojmë gjitha parakushtet që sipërmarrësit të zhvillohen.

Një aspekt i rëndësishëm është luftimi i informalitetit në vend. Ne e dimë që shumë njerëz nuk mund të marrin pjesë më tregun legal në vend dhe ne duhet të ua lehtësojmë punën që ata të vijnë si të ligjshëm.

Po ashtu, Ministri i Financave Bedri Hamza tha se në shënimin  e 18 vjetorit të ATK-së  ne kemi arsye për të qenë krenar me të arriturat e deri tanishme. Ky është gjithashtu një rast i mirë për të rikujtuar dhe shprehur falënderimin tonë për ndihmën e miqve ndërkombëtar në krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.  Por, mbi të gjitha duhet të shprehur vlerësimin tonë për ATK-në dhe stafin e saj që qëllim kryesor ka shërbimet profesionale ndaj tatimpaguesve.

-Advertisement-

Ministri Hamza, ndër të tjera potencoj se nga perspektiva e së ardhmes na pret një punë shumë më e madhe, marrë parasysh orientimet tona strategjike, transformimin e Administratës Tatimore në një administratë tatimore moderne e orientuar ka bizneset.

“ATK ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin financiar në buxhetin e Kosovës. Prioriteti është përmirësimi i shërbimeve të tatimpaguesve. Rezultat pozitiv përgjatë këtyre 18 viteve është mbledhja e  5.2 miliardë euro” tha drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri.

Drejtori Imeri, po ashtu theksoj se ATK, është institucioni që ka përgjegjësinë kryesore në administrimin e tatimeve, detyrë fisnike dhe me përgjegjësi të veçantë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Sot kemi mbushur tetëmbëdhjetë vjet, të funksionimit, sukseseve dhe vështirësive të saj.

ATK, ka përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe bashkëpunon ngushtë me Doganën e Kosovës, Policinë e Kosovës, ARBK, FKPK, Prokurorinë, AKP-ne, NjIF, Inspektoratet, etj.), ka përkrahjen e tatimpaguesve dhe partnereve tanë ndërkombëtar, pa mbështetjen e tyre sigurisht se do të ishte e vështirë.

ATK është konsoliduar në nivelin e një institucioni kompetent, me integritet të lartë profesional dhe modern në linjë me zhvillimet e përgjithshme ekonomike, teknologjike dhe administrative, të krahasueshme me Administratat Tatimore moderne ndërkombëtare. Ky është një vlerësim i nxjerr edhe nga raportet e institucioneve ndërkombëtare si FMN (përkrahëse dhe mbikëqyrëse e vazhdueshme e ATK-së), Banka Botërore (Raporti i të bërit biznes), Komisionit Evropian (raportet periodike dhe studimet për informalitetin në Kosovë) GIZ (Studimi: Transparenca, Efikasiteti, Orientimi drejt Shërbimit dhe Korrektësia e ATK-së).

Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, përfaqësues nga komuniteti i bizneseve, palët e interesit dhe donatorë të ATK-së.

ATK për vitin 2018 do të vazhdojë me përkushtim ofrimin e shërbimeve profesionale dhe transparente për të gjithë tatimpaguesit, duke zbatuar në përpikëri dispozitat e Legjislacionit Tatimorë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy