Lajme

Artan Grubi: Situata në veri të Kosovës e papranueshme, të shmangen retorikat provokuese

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 11 December 2022

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, ka reaguar ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës.

Grubi e ka quajtur shqetësuese situatën atje.

Ai ka kërkuar që të shmangen veprimet dhe retorika provokuese.

-Advertisement-

“Shqetësuese situata e sigurisë në Veri të Kosovës pas vendosjes së barrikadave, shpërthimeve, sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare të EULEX-it nga grupe kriminele. Rrethana të papranueshme që synojnë destabilizimin dhe dezorientimin tendencioz të mbarë rajonit dhe që duhen ndaluar urgjentisht përmes dialogut dhe racionalitetit. Të shmangen veprimet dhe retorika provokuese, të përforcohet angazhimi për zgjidhjen e kontestit mes dyja vendeve përmes njohjes së ndërsjellë dhe të shënohet progres i përbashkët në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Grubi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera