Arrihet marrëveshja FFK dhe komuna e Prishtinës për stadiumin “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 17 December 2018
Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zëvendëssekretari, Arianit Ahmeti si dhe këshilltari i kryetarit Ahmeti, Adonis Tahiri, shkruan GazetainFokus.
Gjatë këtij takimi u diskutuan disa çështje të rëndësishme. Fillimisht u bisedua rreth menaxhimit të stadiumit “Fadil Vokrri” ku edhe u arrit marrëveshja që me këtë stadium veçmas gjatë ciklit kualifikues për Euro 2020 të menaxhojë FFK-ja në bashkëpunim me komunën. Ndërkohë, këtë marrëveshje e ka miratuar edhe ministri i sportit, Kujtim Gashi, i cili është takuar më pas me presidentin Ademi dhe kryetarin Ahmeti.
Si temë e dytë e diskutimit me kryetarin Ahmeti ka qenë ndërtimi i dy fushave me bari sintetik në kryeqytet, të cilat do ta ndihmonin shumë zhvillimin e futbollit, me ç’rast presidenti Ademi ka kërkuar që komuna urgjentisht ta gjejë tokën ku do të ndërtohen këto dy fusha dhe në momentin që ajo i kryen procedurat e dhënies së tokës në shfrytëzim, atëherë FFK-ja menjëherë do të jetë e gatshme ta fillojë punën në realizimin e tyre.
Po ashtu temë diskutimi ishte edhe dhënia e lejes për realizimin e projektit të ri të selisë së FFK-së, ku sipas të gjitha gjasave pas paraqitjes së projektit do të jepet drita e gjelbër dhe do të fillohet puna edhe në jetësimin e këtij projekti, që padyshim është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejm të FFK-së. /GazetainFokus

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...