Arrestohet në Tiranë bullgari që vidhte bankomatet, tmerri i kartave të kreditit
Autori: Gazeta inFokus
22:52 | 24 Shtator 2017
Nje shtetas bullgar u arrestua ne Tirane per vjedhjen e bankomateve. Policia tha se gjatë orëve të fundit finalizohet operacioni policor i koduar “Skimmer 09” dhe goditet një rast i “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Gjatë operacionit “Skimmer 09” arrestohet një shtetas bullgar dhe shpallet në kërkim një tjetër. Gjithashtu u arrestua një 18 vjeçar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Sekustrohen në total pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 2 aparate celularë dhe mjeti tip “Volkswagen”.
Sektori për krimin e organizuar pranë D.V.P.Tiranë në kuadër të operacionit policor “Skimmer 09”, arrestoi shtetasin bullgar :
-Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– Paisje skimmer
– kapele me mbishkrim “Gucci”
– aparat celularë
– 2 karta banke
– një sasi lekësh
– copa teli
U shpall në kërkim shtetasi tjetër bullgar A.M.
Gjithashtu nga specialistët e narkotikëve u bë i mundur arrestimi i shtetasit :
– Ernerdo H., 18 vjeç, banues në Nikël Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Yzberishtit në mjetin tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
– mjeti tip “Volkswagen”
– 1 aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve bullgar K.E., dhe A.M., për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi pajisjeve”, parashikuar nga nenet 143/b, 293/b, 293/ç dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























