Lajme

Arrestohet në Han të Elezit 25 vjeçari i cili ishte në kërkim nga policia

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 31 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, i cili është me dënim burgimi prej 90 ditëve, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar në Han të Elezit dhe është dërguar në vuaje të dënimit.

“Sot, në ora 15:50 policët e stacionit në Han të Elezit kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës E.R (M/K) i moshës 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje  të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera