Lajme

Arrestohet gjermani në Prishtinë, iu gjet armë dhe fishek në aeroport

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 09 January 2023

Një shtetas gjerman është arrestuar të dielën në aeroportin “Adem Jashari”.

Kjo pasi që, të njëjtit gjatë ontrollit të valixhes i është gjetur një pistoletë me shtatë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë–Shtutgard, pasi që gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Tutje, policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera