Lajme

Arrestohet 19 vjeçari, i dyshuar për vjedhje të shumta

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 01 November 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje.

Kështu u bë e ditur përmes njoftimit të fundit nga PK-ja, ku thuhet se rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.

“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë: 

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

– G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera