Lajme

Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 16 February 2023

Mbrëmë në Prishtinë janë arrestuar tre persona, një mashkull dhe dy femra, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mundësimit apo detyrimit në prostitucion.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare te gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal. Si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe një shumë parash.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

-Advertisement-

“Janë arrestuar tre persona te dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar/e nën dyshimin se kanë kryer veprën penale te lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare te gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe nje shume parashe. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera