Lajme

Arrestohen tre persona në Lipjan, iu gjetën substanca narkotike

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 07 January 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Lipjan, dhe të njejtëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe kokainë.

Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, gjatë kohës që policia po kryente kontrolle rutinë të automjeteve.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope dhe analoge.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera