Lajme

Arrestohen katër persona të kërkuar në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 19 November 2021

Stacioni i Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar katër persona me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv.

Dy nga personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Gjykatën Themelore në Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore, njofton Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datë 18.11.2021, me qëllim të realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë, ka realizuar planin operativ ”Ekzekutimi i Urdhëresave penale me burg”. Janë kërkuar për arrestim gjithsejtë shtatë (7) persona të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër (4) nga ta janë arrestuar.” thuhej në një njoftim për media të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera