Lajme

Arrestohen katër persona në Gërmi, Policia iu gjeti drogë

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 08 Gusht 2022

Katër persona janë arrestuar të dielën mbrëma në Parkun e Gërmisë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, tek të dyshuarit është gjetur mbi 13 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te ai janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1.4 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njërin njoftim të policisë.

-Advertisement-

“Janë arrestuar 3 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin tjetër.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy