Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 24 January 2023

Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhë sot rreth orës 01:30, në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:

-Advertisement-

– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, njofton tutje Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera