Lifestyle

Arkeologët gjejnë “iPhonin” në varrin 2.100-vjeçar-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 11 September 2019

Një “iPhone” i jashtëzakonshëm 2.137 vjeçar është gjetur në varrin e një gruaje të re në një vend-varrosje misterioz, të quajtur “Atlantis rus”.

Varri i fashionistes antike, e quajtur nga arkeologët ‘Natasha’, u gjet pas tharjes së një rezervuari në Siberi, i cili u tha në verë.

Telefoni daton nga perandoria e lashtë Xiongnu – një komb i madh i nomadëve që sunduan zonën nga shekulli III para Krishtit deri në fund të shekullit të I pas Krishtit

-Advertisement-

Në fakt, ajo që duket befasuese se telefoni smart, në të vërtetë është i bërë nga shkëmb i zi dhe me gurë të çmuar.

Dhe në vend që të ishte një pajisje teknologjike, blloku në të vërtetë u përdor si një tokëz për të shtrënguar rripin,

Arkeologu Dr Pavel Leus tha: -“Varrosja e Natasha-s me një ‘iPhone’ të epokës Hunnu (Xiongnu) mbetet një nga më interesantet në këtë zonë arkeologjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera