Kupa e Botës 2022

Argjentina e Messit gjunjëzon Kroacinë, ia shuan ëndrrat për finale

Autori: Elvira Haxhiu 22:01 | 13 December 2022

Me rezultat 3 me 0, Argjentina e ka siguruar finalen e Kupës së Botës në Katar, duke mposhtur kështu Kroacinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale, shkruan Gazeta Infokus.

Ishte ylli Lionel Messi, i cili në minutën e 34-të hapi serinë e golave, ku shënoi nga pika e bardhë.

Vetëm pas pesë minutave, përkatësisht në minutën e 39’ Jualian Alvarez dyfishoi epërsinë ndaj skuadrës së kapitenit Luka Modric.

-Advertisement-

E për ti dhënë vulën kësaj fitoreje në skenë u shfaq sërish Alvarez, i cili shënoi pas asistit të Messit.

Edhe pse Kroacia tentoi disa herë të shënoj gol, një gjë të tillë nuk e arriti.

Kështu nënkampioni aktual i botës përfundon rrugëtimin në gjysmë finale.

Derisa Argjentina pret fituesin e përballjes tjetër gjysmëfinale Francë – Marok./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy