Kupa e Botës 2022

Arabia Saudite mundi Argjentinën, princi i shpërblen të gjithë me nga një Rolls Royces 500 mijë eurosh

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 29 November 2022

Si çdo Botëror që respekton veten, ka ekipe kombëtare që janë favoritë për të fituar ndaj të tjerëve. Përveç qendrës së vëmendjes për shkak të polemikave shumë të forta sociale, megjithatë, ajo që po luhet tani në Katar është një Botëror jashtëzakonisht i veçantë, sepse deri më tani shumë parashikime janë përmbysur në fushë.

Një mbi të gjitha ajo që ka të bëjë me ndeshjen mes Arabisë Saudite dhe Argjentinës, që u luajt më 22 nëntor dhe përfundoi me fitoren e bujshme të sauditëve. Për këtë fitore të papritur, Princi bin Salman Al Saud iu premtoi lojtarëve të tij një dhuratë shumë të shtrenjtë…

Ndërsa “Sovrani” shpalli festë kombëtare gjatë gjithë ditës së 23 nëntorit, pas fitores së kombëtares së tij kundër Argjentinës së Lionel Messit, lojtarët sauditë morën një lajm vërtet të papritur: Princi bin Salman Al Saud i premtoi secilit prej tyre nga një “Rolls Royce Phantoms”.

-Advertisement-

Secila nga kjo makinë ka vlerën e 500 mijë eurove (rreth 13 milionë euro për totalin e 26 makinave që do të jepen). Modeli është padyshim një nga më luksozët e krijuar ndonjëherë nga kompania britanike dhe një nga më të fuqishmit, i pajisur me motor biturbo 6.7 V12, i aftë për të dhënë 600 HP.

Shpejtësia maksimale e arritshme është 250 km/h dhe mund të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për 5.3 sekonda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera