Lajme

Anëtari i Kërkim-Shpëtimit tregon se si e shpëtuan trevjeçaren në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 16 February 2023

Anëtari i Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit Ilir Gaxha, në Info Magazine në Klan Kosova ka treguar se si kanë arritur ta shpëtojnë një vajzë trevjeçare, nëntë ditë pas tërmetit.

“Nëse kthehemi tek ky rasti, aty ishin një grumbull kufomash në trotuar dhe aty pranë ishin edhe familjarët të cilët i prisnin më të dashurit e tyre dhe i identifikonin. Tek rasti i fëmijës neve na u desh të i kalonim disa kufoma për shkak të pozicionit që ishim për ta dhënë ndihmën e parë. Dhe filluan të grumbulloheshin shumë njerëz dhe secili prej ekipit tonë i kishim detyrat e ndara dhe ata na pengonin që të vijmë edhe të ndërhyjmë. Në atë rast ne arritëm ta kthejmë në jetë dhe ishte një lajm i mirë që e kemi marrë”, tha Gaxha.

Si pasojë e tërmetit 7.8 ballë të 6 shkurtit që ka tronditur Turqinë dhe Sirinë kanë mbetur të vdekur mbi 40 mijë persona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera