Sport

Ancelotti: Xavi të thotë ç’të dojë, edhe penalltia e Vasquez ishte e qartë!

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 22 April 2024

Carlo Ancelotti, trajner i Realit, u pyet në konferencën për shtypin pas “El Clasicos” për momentin e dyshimtë kur, pas një lëvizjeje të Yamal Lunin, e largoi topin ndoshta pasi e kishte kaluar vijën fatale. Pikërisht për këtë episod qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte shumë i ashpër:

“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi. Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë. Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë. Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vásquez) mendoj se është e qartë”, theksoi trajneri italian.Skuadra “merengues” u gjend dy herë në disavantazh ndaj Barcelonës, por në fund triumfoi falë golit të Bellingham, siç kishte bërë në fazën e parë.

“Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, tha më tej Ancelotti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera