Fokus

Ana Kabashi: “Më thoshin: zërin e ki shumë të mirë, por hundën duhesh me e bo”

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 04 February 2026

Ana Kabashi ka folur hapur në Zgjohu për presionin estetik që ka përjetuar që në daljet e para në ekran.

Ajo tregoi se, ndonëse merrte komente pozitive për talentin dhe paraqitjen, gjithmonë kishte një “por” që e shoqëronte.

“Kur kam fillu me dal në ekran, më kanë thanë: krejt mirë, veç këtë hundë duhesh me e bo,” rrëfeu ajo.

-Advertisement-

Sipas Kabashit, komente të tilla, sidomos kur je e re, ndikojnë më shumë seç duhet. Ajo pranoi se në një periudhë e kishte lejuar veten të ndikohej nga këto zëra, duke menduar se perfeksioni fizik ishte çelësi i suksesit.

“Kur je e re, e len veten me u ndiku. Mendon që me u dok perfekt është pika kryesore e jetës sot,” u shpreh ajo.

Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo tha se ka kuptuar që perfeksioni është një iluzion dhe se askush nuk duhet ta ndërtojë vetëvlerësimin mbi komente të tilla.

Kabashi theksoi se presioni për ndërhyrje estetike nuk duhet të jetë kriter për sukses, duke shtuar se talenti dhe personaliteti janë shumë më të rëndësishëm se sa një detaj fizik./GazetaInfokus

NDIQENI EMISIONIN E PLOTË:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy