Ana Kabashi me një rrëfim të fortë për prapaskenat e muzikës: “Të shesin idenë që duhesh me qenë ‘se*ksi’ që me pas sukses”
Autori: Gazeta inFokus
20:28 | 04 February 2026
Këngëtarja Ana Kabashi ka folur pa filtra për realitetin e industrisë së muzikës, duke zbuluar presionin që, sipas saj, u imponohet shpesh grave artiste.
Në një intervistë të sinqertë në emisionin ‘Zgjohu’ ajo tregoi se në shumë takime me producentë dhe studio muzikore, i është servirur ideja se për të pasur sukses duhet patjetër të ndërtojë një imazh të caktuar të jetë “seksi”, të mos flasë shumë dhe të kontrollojë çdo dalje publike.
Sipas Kabashit, kjo është një narrativë e rrezikshme që e zhvendos fokusin nga talenti te pamja.
“Nuk mjafton vetëm vokali. Shpesh të shesin idenë që duhet të jesh diçka që ndoshta nuk je. Të krijojnë ndjenjën sikur suksesi vjen vetëm nëse përshtatesh me një formë të caktuar,” u shpreh ajo.
Ajo theksoi se kjo qasje i bën shumë vajza të ndihen fajtore edhe kur thjesht kujdesen për veten apo duken mirë në publik. Sipas saj, bukuria është shndërruar në kriter dominues, duke lënë në hije punën, zërin dhe personalitetin.
“Nuk e di pse tek ne bukuria është bërë gjithçka. Ka gjëra shumë më të rëndësishme se sa me u duk perfekt,” deklaroi ajo.
Kabashi shtoi se ka pasur raste kur ka zgjedhur të largohet nga bashkëpunime që nuk kanë qenë të sinqerta, duke e vënë mbi gjithçka integritetin personal.
“Është gjynah me luajt me ëndrrat e dikujt. Kur e kupton që dikush nuk e ka qëllimin e njëjtë me ty, më mirë largohesh,” theksoi ajo./GazetaInfokus
NDIQENI EMISIONIN E PLOTË:

T� tjera
-
Në fund të muajit sensibilizues për kancerin e gjirit, secili deputet në Kuvend me nga një shallë rozë
Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në seancë...
-
Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para fillimit të ...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi
Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në ...
-
Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka kon...
-
‘Bindu se edhe na jemi lodhë’- Audio-incizimi tregon se si trajtohej Arlinda Zekaj në Polici
Një incizim i publikuar së fundmi në media zbulon bisedën mes Arlinda Zekajt ...
-
Nëntë raste të dhun*ës në familje raportohen brenda 24 orëve, tetë prej viktimave gra
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në ...
-
Lajmërim i rremë për bo*mbë në një shkollë në Leposaviq, Policia s’gjen asgjë pasi i evakuon nxënësit e mësimdhënësit
Një mësimdhënës në një shkollë në Leshak të Leposaviqit e ka njoftuar dje në ...
-
“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt
Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar bisedën mes Arlinda Zekajt dhe togerit ...
-
Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari për tentim vra*sje, i sekuestrohet pistoleta
Një person është vetëdorëzuar në Polici pasi dyshohet për veprën penale “Vras...
-
Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seks*uale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë
Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie seks...
-
Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike
Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Deçan. Gruaja ka raport...
-
Zvicra ndërton ura të veçanta për kafshët e egra, mbi 40 kalime mbi autostrada
Urat e gjelbra mundësojnë lëvizjen e sigurt të drerëve, dhelprave, derrave të...



































