Fokus

Ana Kabashi flet për punën e saj të parë: “U pagova 5 euro për një orë pune”

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 04 February 2026

Këngëtarja Ana Kabashi ka rrëfyer me emocione për punën e saj të parë, një eksperiencë që, sipas saj, ka pasur ndikim të madh në formësimin e saj si njeri.

Në moshën 15-vjeçare ajo nisi si vullnetare në një organizatë joqeveritare për mbrojtjen e ambientit, ndërsa pak kohë më vonë iu besua një përgjegjësi e re  t’u mësonte gjuhën shqipe disa të huajve.

Për atë angazhim, Kabashi u pagua vetëm 5 euro në orë.

-Advertisement-

“Isha 16 vjeç. Kur mora ato 5 euro, mendova se nuk do t’u kërkoja më para prindërve. Ishte pagesa ime e parë”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se ndonëse shuma ishte e vogël, ndjenja e pavarësisë dhe krenarisë ishte shumë më e madhe. Sipas saj, ajo pagesë simbolike e bëri të kuptojë vlerën e punës dhe përgjegjësisë, duke i dhënë shtysë për të ndjekur ëndrrat e saj me më shumë vendosmëri./GazetaInfokus

NDIQENI EMISIONIN E PLOTË:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy