Lajme

Ambasadori i Kosovës në Bruksel ka një kërkesë për NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 07 March 2022

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e ka pyetur NATO-n se a nuk është koha për të rishikuar anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, shkruan Gazeta inFokus.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka shkruar se është se për të është e çuditshme se si Bjellorusia dhe Serbia, si aleate të Rusisë janë pjesë e këtij programi, kurse Kosova jo.

“Ndërsa agresioni rus ndaj Ukrainë po shpërthen, a nuk është koha për të rishikuar anëtarësimin në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s? Dua të them, sa e çuditshme është: Rusia dhe pak nga aleatët dhe simpatizantët e saj (si Bjellorusia dhe Serbia) janë pjesë e PfP, ndërsa Kosova nuk është!#KosovaNëNATO”, ka shkruar Bajrami./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera