Lajme

Ambasadori Hovenier i falenderon Osmanin e Kurtin për pjesëmarrjen në funeralin e Albright

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 28 April 2022

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrjen në ceremoninë e funeralit të ish-sekretares Madeleine Albright dje në Washington.

Hovenier ka shkruar se ndihet i nderuar me homazhet që Osmani e Kurti bënë për Albright dhe kontributet e saja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës raporton Gazeta Express.

“I nderuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti për prezencën e tyre në funeralin e djeshëm dhe homazhet që bënë për Madeleine Albright dhe kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Me ftesë të familjes Albright, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Jahjaga kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbajtur dje në Katedralen Kombëtare në Washington DC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera