Ambasada e Norvegjisë e konfirmon: Ambasada në Prishtinë mbyllet përgjithmonë me 31 korrik 2023!
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 21 February 2023
Ambasada e Norvegjisë në Kosovë do të mbyllë dyert e saj përgjithmonë në shtetin tonë me datë 31 korrik të këtij viti. Kjo është konfirmuar nga një përgjigje zyrtare e ambasadës norvegjeze dhënë për Indeksonline.
“Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë do të mbyllet përgjithmonë më 31 korrik 2023.
Aplikimet për vizë vizitori dhe leje qëndrimi në Norvegji trajtohen nga Ambasada Norvegjeze në Ankara, Turqi. Të gjithë aplikantët tash e sa vjet dorëzojnë alikacionet e tyre përmes VFS Global në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Ambasadës Norvegjeze.
Përveç në Kosovë, Norvegjia do t’i mbyllë ambasadat edhe në vende të tjera.
Bëhet fjalë për ambasadat në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka), zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullata e Përgjithshme në Hjuston (SHBA).
“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por, ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, ishte thënë në njoftimin e paralajmëruar më parë nga shteti norvegjez.
Norvegjia aktualisht ka 101 misione diplomatike dhe konsullore. Shërbimi i Jashtëm Norvegjez përbëhet nga më shumë se 2600 punonjës. Rreth 800 prej tyre punojnë në Oslo, mbi 600 janë staf diplomatik dhe rreth 1200 janë staf të punësuar në vend, të rekrutuar drejtpërdrejt nga misionet jashtë vendit.
Të tjera
-
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale dje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me fotografinë që u bë d...
-
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së B...
-
Raportohet i zhdukur një person në Prishtinë, ishte me vëllain kur u largua e s’u pa më
Është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë që nga 13 maji. Ank...
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...