Lifestyle

Alpaca ndihmon shkëncëtarët për vaksinën anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 05 June 2020

Puna për prodhimin e një vaksine anticovid vazhdon në disa shtete të botës. Së fundi, shkëncëtarët në Suedi po punojnë mbi antitrupat që prodhon alpaca, një kafshe e ngjashme me Laman. Këkrimet janë në rrugë të mbarë për luftimin e infeksionit.

Shkencëtarët në Suedi janë duke zhvilluar një eksperiment nëpërmjet një alpake që shpresojë t’I cojë drjet prodhimit të një vaksine kundër covid 19. Ata kanë injektuar proteina të virusit në trupin e kafshës, në mënyrë që të krijohen antitrupa që të bllokojnë vorusin.

Alpaka, 12-vjeçare, me emrin Tayson, është pjesë e familjes së lamnas dhe devesë, dhe ka aftësinë të prodhojë ato që në gjuhen shkencore njihen si nanotrupa.

-Advertisement-

Kërkuesit besojnë se izolimi I këtyre nanobady, të cilat janë shumë më të vogla se antitrupat me madhësi të plotë të prodhuara nga njerëzit, I lejojnë këta të fundit të punojnë më lehtësisht me to.

Ata besojnë se këta antitrupa të vegjel mund të përbëjnë bazën e një trajtimi për COVID 19 ose përfundimisht një vaksinë kundër tij, megjithëse puna është në një fazë të hershme.

“Në parim, të gjitha provat tregojnë se do të funksionojnë shumë mirë te njerëzit, por është një sistem shumë kompleks”, tha Gerald McInerney, drejtuesi i ekipit në Karolinska.

Mëgjithatë shkencëtarët pranonë se janë ende larg nga gjetja e një vaksine. Sa për Tyson, ai ka bërë punën e tij. Kështu që ai do ta jetojë jetën në fermën e tij në Gjermani, thekson drejtuesi i ekipit.

Puna për prodhimin e një vaksine anti-Covid vazhdon në disa shtete të botës, por ende nuk ka një produkt përfundimtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera