Lajme

Albin Kurti shpalos të gjitha masat e reja në pako: Përveç 100 eurove këto janë ndihmat e tjera

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 12 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës për media ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook konkretisht se çfarë do të përmbajë pakoja me masat e reja të cilat u prezantuan sot.

Përveç 100 eurove të cilat do të ndahen në muajin prill për sektorin privat dhe publik do të dyfishohet mbështetja për muajin prill për të gjitha familjet në asistencë sociale.

Po ashtu sipas Kurtit 40 mijë pako ushqimore për shtresat më të cenueshme të shoqërisë tashmë kanë filluar të shpërndahen.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë,

Nga muaji korrik 2021 e deri më sot, kemi ndarë 300 milionë euro për mbi 740 mijë përfitues të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Rritjen e ekonomisë sonë (prej 10,53% të Bruto Produktit Vendor) po e shpërndajmë për rritje të mirëqenies së qytetarëve duke e ndërtuar kështu shtetin social.

Prandaj, së bashku me ministrin e Ministrisë së Financave, Transfereve dhe të Punës, z. Hekuran Murati, sot prezantuam masa të reja në kuadër të Pakos:

– Dyfishim i mbështetjes për muajin prill për të gjitha familjet në asistencë sociale. Kjo mbështetje do të jetë mbi rritjen e përhershme prej 30%.

– 100 euro shtesë për pensionistët për muajin prill. Do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit, e kështu me radhë.

– Me nga 100 euro, për herë të parë, do të mbështesim të gjithë punëtorët e sektorit privat, rreth 300 mijë punonjës.

– 100 euro shtesë do t’u ndahen edhe mbi 80 mijë zyrtarëve publikë.

– Me nga 100 euro do të mbështeten për herë të parë rreth 80 mijë studentë të Republikës.

– 40 mijë pako ushqimore për shtresat më të cenueshme të shoqërisë tashmë kanë filluar të shpërndahen. Do të vazhdojmë mbështetjen për ofrimin e shujtave përmes kuzhinave popullore.

– Kemi punuar për rritjen e pagës minimale dhe për heqjen e shkallës së parë tatimore në të ardhura personale. Nesër në mbledhjen e Qeverisë së Republikës do të miratojmë projektligjin që ndërlidhet me këtë, dhe do të hapim rrugën për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto, dhe për heqjen e tatimit për 250 euro pagë.

Rreth 100 mijë punëtorë, do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale, kurse prej heqjes së shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

Kësisoj, 100 milionë euro shtesë do të ndajmë në muajt në vijim mbi ndarjet e deritanishme të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e rreth 800 mijë qytetarëve”./Gazeta Infokus/

Hekuran Murati tregon se kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera