Lajme

Alban Hyseni i Vetëvendosjes i gatshëm për koalicion me PDK-në në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 16 November 2021

Kryetari i zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni ka folur për garën e balotazhit në këtë komunë ku ai doli triumfues.

Hyseni thotë se garën e fitoi në Gjilan për shkak të përgatitjeve të hershme sistematike që kanë pasur.

“Ka pasur fakte që LDK dhe PDK kanë pasur koalicion të fshehur në Gjilan. PDK ka telefonuar shumë persona që të votojnë për Hazirin”, deklaroi Hyseni, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Hyseni thotë se Qendra e LVV-së në Gjilan ka bërë vizita të shumta në fshatra dhe qytet për të identifikuar problemet që më pas janë inkorporuar në programin zgjedhor.

“Fitorja jonë është kombinim i funksionimit të strukturave, programit dhe ekspertizës”.

I pyetur për koalicionet e mundshme pasi LDK në Gjilan është parti e parë, Hyseni thotë se përjashtojnë vetëm koalicionin me LDK.

“Lexova nga mediat lokale se unë paskam refuzuar koalicionin me LDK-në dhe PDK-në. Është e vërtet se me LDK-në nuk bëjmë koalicion pasi është parti që kemi garuar shumë ngushtë, derisa nuk përjashtohen partitë tjera. Jemi të hapur për subjektet tjera politike, por baza jonë e bashkëpunimit do të jetë programi dhe kuadrot cilësore”, dekaroi Hyseni.

Ai thotë se PDK në nivelit nacional dallon nga ajo e nivelit lokal.

“Pa qeverisje stabile nuk mund të shtyhen përpara projektet”, tha mes tjerash Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera