Lajme

Alarmon Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, thotë se Rusia po tenton të kufizojë aksesin e ukrainasve në lajme

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 07 March 2022

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të hënën se inteligjenca sugjeron se Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet e pavarura, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

“Rusia ndoshta po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, tha ministria në një deklaratë të postuar në Twitter.

Po ashtu sipas postimeve të kësaj Ministrie thuhet se Rusia dje ka goditur një kullë televizive në Kharkiv, duke ia pezulluar transmetimin.

-Advertisement-

“Rusia thuhet se goditi dje një kullë televizive në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin. Kjo pason një goditje të ngjashme në një kullë televizive në Kiev më 1 mars 2022”, tha ministria.


Gjithashtu sipas ministrisë ndërprerje të internetit ka pasur edhe gjatë javës së kaluar në disa vende të Ukrainës.

“Qasja ukrainase në internet ka gjithashtu shumë të ngjarë të ndërpritet si rezultat i dëmit kolateral nga sulmet ruse në infrastrukturë. Gjatë javës së kaluar, ndërprerjet e internetit janë raportuar në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera