Ekonomi

BE alarmohet pas tarifave te Trump për çelik dhe alumin

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 12 March 2018

Javën e kaluar presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një marrëveshje ku importuesit e çelikut duhet të paguajnë 25% më shumë se sa më parë dhe ata të aluminit mbi 10%.

Kjo ka ndezur frikën në Bashkimin Evropian, pasi qe konsiderohet si importuesi më i madhe i çelikut dhe aluminit ne SHBA, kjo është duke u konsideruar si një lufte tregtare, shkruan BBC transmeton Infokusi.com

Një ekspert i tregtisë nga radhët e SHBA-ve, ka qëndruar në Evrope për të arritur një marrëveshje për rifillimin e diskutimit në mes të këtyre vendeve.

-Advertisement-

Ndërsa përfaqësuesja e BE-së, Cecilia Malmström gjatë raportimit para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian ka shqipëruar se kjo po “përdoret si një armë për të na kërcënuar dhe për të na trembur”.

BE thotë se eksportet e saj duhet të përjashtohen nga masat.

Në një tjetër zhvillim, Trump shkroi të hënën se sekretari i tregtisë Wilbur Ross do t’u flas përfaqësuesve të BE-së për “eliminimin e tarifave të mëdha dhe pengesave që përdorin kundër SHBA-së”, pasi që kjo nuk është e drejtë për fermerët dhe prodhuesit amerikanë.

Kërcënimi për “hakmarrje”

Pa përmendur në mënyrë specifike SHBA, Malmström shqiproi se : “Në disa vende, tregtia është fajësuar për globalizimin, ose e kanë përdorur atë si një mburoje dhe mendojnë se mund të jetojnë prapa mureve dhe kufijve.

“Kohët e fundit kemi parë se si ekonomia përdoret si armë për të na kërcënuar dhe për të na trembur. Por ne nuk kemi frikë, ne do të qëndrojmë në qeveri.”, transmeton Infokusi.com

BE ka kërcënuar tarifat e “hakmarrjes” për mallrat e SHBA-së, duke përfshirë produktet e njohura si burbon dhe xhinset .

Pse Trump është i varur nga tregtia?
Kanadaja dhe Meksika do të përjashtohen nga tarifat fillimisht, dhe Australia është optimistë se edhe ajo do të fitojë përjashtim.

Trump e ka lidhur këtë me një marrëveshje të re sigurie midis SHBA dhe Australisë, të cilat tashmë kanë lidhje të ngushta ushtarake.

UK Steel thotë se 7% e eksporteve të saj të çelikut shkojnë në SHBA, me vlerë 360 milionë funte në vit.

Ka pasur kundërshtim të fortë ndaj tarifave nga republikanët e Donald Trump, të cilët përkrahin tradicionalisht tregtinë e lirë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se askush nuk do të fitojë ketë “garë në fund” dhe tha se tarifat rrezikojnë “dëmtimin e të gjithëve”.

Trump thotë se masat do të “mbrojnë punëtorin amerikan” dhe do të përmbushin një premtim të fushatës./INFOKUSI

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy