Rozë

Aktori i famshëm zbulon se është diagnostikuar me autizëm (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 29 July 2021

Aktori i famshëm, Wentworth Miller, ka zbuluar të martën se ishte diagnostikuar me autizëm. Këtë e ka mësuar vitin e kaluar, por që vetëm tani vendosi që ta bënte publike me të gjithë.

Aktori i “Prison Break” bëri një postim në “Instagram”, ku shkruan që e di se “një diagnozë është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë”. Ai shtoi gjithashtu se diagnoza ishte “një shok” por “jo një surprizë”.

“Këtë vjeshtë bëhet 1 vit nga koha kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Paraprihet nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për përditësim. Jam një burrë në moshë mesatare. Jo një fëmijë 5-vjeçar”, shkroi Miller.

-Advertisement-

Ky i fundit ka qenë i hapur në lidhje me luftën për shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai u përpoq të vriste veten si adoleshent.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera