Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 March 2024

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Në njoftim thuhet se vajzën e mitur të dyshuarit e kanë rekrutuar në lokalin e tyre dhe e kanë detyruar të “punojë” si “valltare” apo “shoqëruese të klientëve”.

Po ashtu, ata dyshohen se e kanë detyruar të miturën që pa dëshirën e saj të ofrojë shërbime seksuale te klientët e lokalit të tyre.

-Advertisement-

“Në atë mënyrë që paraprakisht siguron viktimën e mitur, për të cilën, e di se është e mitur dhe e rekruton të njëjtën në lokalin e tij – klubin e natës ‘NN’ në Prizren, në mënyrë që e njëjta të punojë si e ashtuquajtur ‘valltare’ apo ‘shoqëruese e klientëve’, të cilës gjithashtu edhe i ofron strehim në dhomat e gjumit të lokalit në fjalë, por edhe banesë në Prizren, me ç’rast me përdorim të forcës dhe shtrëngimit e detyron që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale klientëve të ndryshëm, konkretisht edhe të pandehurit L.H, e cila në pamundësi që t’i rezistojë detyrimit me forcë, pa pëlqimin e saj është pajtuar që t’i ofrojë disa herë shërbime seksuale të pandehurit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Në këtë mënyrë, i pandehuri M.P., ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, ndërsa, i pandehuri L.H., veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” nga neni 228 sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera