Sport

Aktakuzë e ngritur ndaj tij, ja sa ndeshje pritet të mungoj Cavani

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 17 December 2020

Futbollisti i Manchester United, Endison Cavani, është duke u përballur me një aktakuzë të ngritur ndaj tij, shkruan Gazeta inFokus.

Cavani kishte bërë një koment racist në llogarinë e tij zyrtare në instagram  në një postim të tij, çka edhe ngjalli reagime të shumta.

Federata e Futbollit kishte lëshuar një deklaratë ku thuhej:

-Advertisement-

“Edinson Cavani është akuzuar për sjellje të keqe për shkelje të Rregullës E3 të FA, në lidhje me një postim të mediave sociale të enjten, me 29 Nëntor 2020”.

FA i ka thënë kohë uruguajanit deri me 4 janar të vitit të ardhshëm për të dalë me një përgjigje ndaj këtyre akuzave.

Në rast se 33 vjeçari do të shpallet fajtor, atëherë ai do të suspendohet për disa ndeshje.

Kurse në ‘Old Trafford’ kanë reaguar duke thënë se të gjithë futbollistët dhe anëtarët e klubit janë në luftë kundër racizmit.

“Manchester United dhe të gjithë lojtarët tanë janë plotësisht të përkushtuar në luftën kundër racizmit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me FA – së bashku me organet dhe organizatat e tjera drejtuese, dhe përmes fushatave tona – në këtë drejtim”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga ‘Djajtë e Kuq’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera