Lajme

Aksion i antidrogës në Prizren, arrestohen pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 11 May 2022

Pesë persona janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Infokus.

Këta persona janë arrestua nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.

-Advertisement-

Ajo tha se bëhet fjalë për personat me inicialet: D.M., L.N., T.L., E.T., dhe V.S.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar: D.M., L.N., T.L., E.T., dhe V.S. Të njëjtit, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Mehmeti për Gazetën Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera