Lajme

Aksidenti mes tri veturave në Vragoli, dalin pamjet

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 29 August 2022

Sot rreth orës 15:00, në Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se njëra nga veturat ka qenë me targa të huaja, ndërsa dy me targa vendore.

-Advertisement-

“Sot rreth ores 15:00 ne rrugen Nacionale Prishtine – Pejë në Vragoli eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime. Te perfshira jane dy vetura me targa vendore dhe një me targa te huaja. Deri ne keto momente një person ka kerkuar ndihmen mjeksore. Njesitet kompetente policore iu kane pergjigjur rastit per kryerjen e procedurave te nevojshmea”, tha Hoxha.

Tashmë, janë publikuar pamjet nga ky aksident, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera