Lajme

Aksident trafiku në Prizren, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 15 January 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të së dielës në Prizren, ku si pasojë janë lënduar dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për rajonin e Prizrenit, ShaqIr Butuqi.

Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

-Advertisement-

“Sonte në ora 1:20 është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, me dëme materiale dhe me lëndime të lehta. Në aksident janë të përfshirë dy automjete, dy persona kanë pësuar lëndime”, deklaroi Bytyqi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera