Lajme

Aksident mes dy veturave në Prugovc të Prishtinës, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 18 November 2023

Katër persona janë lënduar trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20 në fshatin Prugovc, Prishtinë.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

-Advertisement-

“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera